Connect with us

Bota

E rëndë në Itali, burri vret gruan! Si fshehu vdekjen për disa muaj, përdori telefonin e partneres për të bindur të tjerët se ishte gjallë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 43-vjeçar ka vrarë partneren e tij përpara disa muajsh dhe ka zhdukur trupin. Por vrasja nuk është zbuluar menjëherë pasi Igor Sollai, me profesion transportues, pas vrasjes ka zhdukur trupin e Francesca Deidda.

Pas kësaj ai ka marrë telefonin e partneres dhe e ka përdorur për të shuar dyshimet tek të afërmit se 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Mëngjesin e sotëm, gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit vuri në fuqi arrestimin e bashkëshortit të saj, Igor Sollai, me urdhër të Prokurorisë.

Ai  është nën hetim për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome, e tani ndodhet në burg në Uta. Edhe pse trupi i gruas së tij nuk u gjet, policia mblodhi një sërë të dhënash të rënda faji ndaj autorit.

Zhdukja e Francesca Deidda u raportua në fund të majit nga vëllai i saj në stacionin e policisë San Sperat. Hetuesit i konsideruan menjëherë të mundshme shenjat e vetëvrasjes dhe të largimit vullnetar dhe u përqendruan në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, i cili dha versione me mospërputhje të ndryshme për ditët para zhdukjes së gruas.

Në rrëfimin e tij drejtuar policisë, menjëherë pas raportimit për zhdukjen e gruas së tij, Igor Sollai ia kishte faturuar zhdukjen asaj, duke e konsideruar një vendim vullnetar.

“Ajo donte një periudhë reflektimi, prandaj nuk denoncova zhdukjen“, tha ai për të justifikuar zhdukjen, sipas “Corriere Della Sera”.

Gjatë hetimeve u gjet se telefoni i gruas ishte përdorur, ku ndër ta ishte edhe mesahzi dërguar punëdhënësit të saj, ku i raportonte ‘jepte dorëheqjen’.

Advertisement