Kronike
E rëndë në Kurbin, 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Varvalak, Mamurras, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sipas asaj që raporton policia, shtetasi S. B. i ka dhënë fund jetës, duke qëlluar veten me çifte.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

