Connect with us

Aktualitet

E RËNDË! Nëna dhe foshnja e porsalindur humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Nëna dhe foshnja e saj e porsalindur kanë humbur jetën për arsye që ende nuk dihen. Bëhet fjalë një grua 32-vjeçare nga zona e Ali Demit, solli në jetë foshnjën e saj në maternitet. Por foshnja ndërroi jetë shumë pak kohë pas lindjes.

Edhe e ëma kishte shfaqur komplikacione dhe ishte dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Atje ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ngjarja është konfirmuar, por ende nuk është gati një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë; ndërsa mësohet se e reja është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Advertisement