Kronike
E rëndë/ Vetëvritet 43-vjeçari në banesën e tij, detajet tronditëse
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në Gjirokastër.
Në lagjen 11 janari të qytetit, një 43-vjeçar me iniciale L.Ç i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.
Trupin e pajetë të 43 vjeçarit e kanë gjetur të afërmit e tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Ai ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që ndodhej me pushime në vendlindje.
“Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:05, në lagjen “11 Janari”, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. Ç., rreth 43 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.