Pinknews
E rrethuar nga mjekët/ Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, rrezikon qëndrimi në ‘BBV’
Aktorja dhe banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për shëndetin e konkurrentes.
Aktorja shfaqet e shtrire në krevat duke marrë serum. Ajo është e rrethuar nga mjeket, të cilët po kujdesen për të.
Ndërkohë në shtëpi ka mbërritur edhe një zarf, të cilin e lexoi Julian Deda.
“Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor Egla është nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i madh do t’ju lajmërojë për vazhdimin e rrugëtimit të saj”, lexoi Julian Deda zarfin.
Pas këtij zarfi, reagimet e banorëve kanë qenë të shumta.
Romoe u shpreh se “Egla u eliminua”, ndërsa ka reaguar Graciano, duke i thënë: Pse bëhesh i keq, punë e madhe u eliminua apo nuk u eliminua, të jetë mirë me shëndet”.