Connect with us

Aktualitet

E rrezikshme tymosja dhe përdorimi i ‘Vape’

Konsumi i produkteve të duhanit nga të rinjtë është një shqetësim në rritje. Shumë prej tyre e fillojnë konsumin si një mënyrë përfshirje dhe përshtatje në grupet shoqërore të bashkëmoshatarëve. Fillimi i duhanit në moshë të re, krijon mundësinë e shfaqjes së shqetësimeve serioze shëndetësore.

Por ajo që po shqetëson më shumë së fundmi është ekspozimi i të rinjve ndaj produkteve Vape të pakontrolluara, të cilat ofrohen me cmime të lira dhe joshin të rinjtë përmes shijeve të shtuara. Një problem që vijon ende të ekzistojë në vendin tonë janë dhe shitjet e cigareve të hapura. Por në fund ‘çmimi’ që paguajnë rëndon në shëndetin tyre.

Ndonëse asnjë produkt duhani nuk është i padëmshëm, kur flitet për produkte të pakontrolluara, dëmi shfaqet në të tjera përmasa.

Krahas ekspozimit ndaj elementeve të dëmshëm kimik, përmbajtjet e pakontrolluara të këtyre produkteve i ekspozojnë duhanpirësit edhe ndaj rreziqeve të tjera, që vijnë si pasojë e përmbajtjeve jo cilësore apo përbërësve të shtuar apo magazinimit jashtë standardeve të lejuara. Kushte që ndihmojnë prodhuesit e palicensuar të ofrojnë në treg produkte me çmime më të lira.

Pavarësisht të gjithave më sipër, efektet që përdorimi i produkteve të duhanit si pajisjet ‘Vape’, cigaret elektonike apo edhe cigaret, ka tek moshat e reja janë tejet problematike, disa prej tyre po i listojmë më poshte:

Probleme me ankthin dhe depresionin

Mosha e adoleshencës është faza kur disa nga sëmundjet e shëndetit mendor fillojnë të shfaqen. Ankthi, paniku, stresi i përditshëm, pasiguria apo depresioni, janë të gjitha shqetësime që të rinjtë vuajnë.

Ndaj dhe kërkojnë të gjejnë diçka për të përballuar këtë ndjesi. Sipas të dhënave tymosja është një prej zakoneve që ata përdorin më shpesh. Shtojmë këtu edhe faktin që në treg qarkullojnë pajisje të reja të cilat janë më tërheqëse për fëmijët, siç janë ‘Vape’, të cilat shiten në pika të pa licensuara dhe ata mund t’i blejnë me çmime shumë të ulëta.

Por edhe pse nikotina arrin të qetësojë për momentin, ajo është një lëndë që krijon varësi, sidomos tek moshat e reja. Kjo varësi përkeqëson simptomat e sëmundjeve të shëndetit mendor tek fëmijët duke e bërë më të vështirë trajtimin.

Ndalimi i zhvillimit

Siç e dimë nga fëmijëria deri në adoleshencën e vonët, organizmi është ende duke u zhvilluar e rritur. Nëse në këtë fazë ata përdorin produkte si duhani i përtypshëm, pajisjet ‘Vape’ apo edhe cigaret elektronike, të cilat kanë nikotinë, ata ndalojnë këtë zhvillim duke krijuar kështu probleme serioze me shëndetin.

Dy nga organet kryesore që preken nga ky zakon i rrezikshëm për fëmijët, është truri dhe mushkëria. Të rinjtë që tymosin cigare apo përdorin edhe produkte si vape, kanë vështirësi me përqëndrimin, mësimin e informacioneve të reja madje edhe me reagimet e muskujve.

Varësia, problem i vazhdueshëm

Të gjitha produktet e lartpërmendura përmbajnë nikotinë. Siç e dimë kjo lëndë krijon varësi, kështu që trupi dhe truri krijon një lidhje me nikotinën duke e kërkuar gjatë gjithë kohës. Heqja dorë nga produktet e duhanit kërkon vendosmëri të palëkundur, ndaj për adoleshentët është edhe e vështirë që të shkëputen nga produkte të tilla, kur truri i tyre krijon varësi edhe nga përbërës si sheqeri.

Pavarësisht të gjithave, përdorimi i vape nga rinjtë shkakton një sërë problemesh shëndetësore. Sipas një studimi nga universiteti i Harvard, përdorimi i pajisjeve Vape nga adoleshentët shkakton probleme me frymëmarrjen. Të dhënat treguan se një kimikat i njohur si diacetil shkaktonte simptomën e njohur si ‘mushkëria kokoshkë’ e cila dëmton muret e mushkërisë. Gjithashtu te adoleshentët nxit shfaqjen e problemit me refluksin por edhe me pneumonisë të lipideve.

Disa nga mënyrat që mund të parandalojnë adoleshentët për të përdorur këto produkte, është komunikimi i vazhdueshëm me ta duke shkëmbyer informacione të vlefshme. Diçka tjetër që stafi shkollor mund të bëjë përveç sigurisht monitorimit të adoleshentëve, është ndërgjegjësimi i tyre përmes punonjësve social në shkolla por edhe të punojë në projekte të ndryshme ku fëmijët të jenë ata që përgatisin informacionet. Ndërsa nga ana e institucioneve shtetërore nevojitet forcimi i kontrolleve të shpeshta në pikat e shitjes pranë shkollave apo vende që frekuentohen nga këto grupmosha për të parandaluar shitjen e produkteve të tilla.

Advertisement
9 Comments

9 Comments

  1. vaposearch

    22/12/2023 at 00:56

    You actually make it seem so easy together with your presentation however I in finding this matter to be really something that I believe I would by
    no means understand. It seems too complicated and extremely extensive for me.

    I am looking ahead in your subsequent put up,
    I will attempt to get the dangle of it!

  2. sightcare

    06/01/2024 at 20:32

    It is very comforting to see that others are suffering from the same problem as you, wow!

  3. boostaro Reviews

    13/01/2024 at 21:57

    Thanks for thr great article!

  4. ucuz uc satın al

    17/04/2024 at 03:22

    Thanks for thr great article!

  5. pubg uc satın al

    01/05/2024 at 01:12

    It is very comforting to see that others are suffering from the same problem as you, wow!

  6. casino levant

    01/05/2024 at 05:23

    It is very comforting to see that others are suffering from the same problem as you, wow!

  7. cialis 20 mg

    07/05/2024 at 23:50

    It is very comforting to see that others are suffering from the same problem as you, wow!

  8. cialis fiyatları

    10/05/2024 at 02:23

    Thanks for thr great article!

  9. cialis sipariş

    11/05/2024 at 16:46

    Thanks for thr great article!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING