Connect with us

Kosova

E shkarkuan nga puna, nënkryetarja e Zveçanit: PDK pa fotot e mia me Kurtin

 Nënkryetarja e Zveçanit, Sladjana Pantoviç thotë se do ta padisë kryetarin Ilir Peci, i cili e shkarkoi sot nga detyra për “tejkalim të kompetencave”. Pantoviç pretendon se është shkarkuar nga kryetari që vjen prej radhëve të PDK-së, pasi kësaj partie i kanë penguar takimet që ajo ka pasur me Kryeministrin Albin Kurti.

“PDK ka parë që shkojë disa herë te kryeministri për bisedë dhe dje pas takimit me Kryeministrit, i ka penguar ata kur kanë parë fotografinë dhe kanë menduar se shkova të bëjë diçka kundër Pecit”, thuhet në njoftimin e Pantoviçit.

Nënkryetarja e shkarkuar ka thënë se Peci nuk mund të krahasohet me të as intektualisht e as politikisht dhe se nuk ka folur keq për të te Kurti. Pantoviç dje ka publikuar një fotografi nga Kryeministria, ku ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kurtin.

Ajo ka shkruar se me Kryeministrin ka folur për projektet dhe investimet në komunën e Zveçanit, të cilat do të ndihmojnë popullësinë lokale atje.

Advertisement