Connect with us

Pinknews

E trishtë/ Gardisti që tentoi t’i japë fund jetës është vëllai i këngëtares së njohur

Paraditen e sotme, punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiaj, ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit në banesën e tij, në zonën e Qytetit Studenti.

Bëhet e ditur se Henri Haxhiaj, është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother Vip”, Sheila Haxhiaj.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij.

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”,– njoftoi policia.

Advertisement