Connect with us

Kosova

E TURPSHME ajo që bëri, zyrtarja e BE-së thirrje të fortë: Të merret kjo masë ndaj Vuçiçit

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka folur pas ndalimit të shtetasve të Kosovës nga policia serbe në kufirin me Kroacinë.

Ajo ka thënë se me ndalimin dhe arrestimin e policëve të Kosovës, Serbia po bën akte fëmijërore dhe të turpshme.

“Me ndalimin e shtetasve të Kosovës në kufirin e Serbisë dhe arrestimin e Dejan Jankoviçit, zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, pas vendimit për hapin e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Serbia po i bën budallallëk të plotë vetvetes. Akte të tilla kundërshtimi janë tipike për fëmijët e vegjël trevjeçarë. Kjo është e turpshme dhe e padenjë për një vend kandidat për në BE”- ka deklaruar Schneeberger.

Ajo ka theksuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç u arrestua, derisa krimineli Milan Radojçiç gjendet ende në liri.

Si ndëshkim ndaj këtij veprimi të Serbisë, zyrtarja e BE-së, ka propozuar që Unioni të ndalojë fondet për Serbinë.

“Vuçiç duhet t’i japë fund përshkallëzimeve. Për fat të keq, politika e zbutjes ka dështuar dukshëm dhe më në fund nevojiten masa efektive kundër politikës së Vucicit, siç është ndalimi i fondeve të BE-së për Serbinë” – ka theksuar Schneeberger

Advertisement