Connect with us

Pinknews

E vërteta e flirtit të Erjolës dhe Romeos/ Çfarë ka ndodhur mes dy kolegëve në koridoret e ‘Top Channel’

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se “më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin”

Ndërkohë ‘prime’-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës, mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ia lënë “seen”.

Kjo është mohuar nga të dy, edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë. Nuk dihet arsyeja pse Graciano ka vendosur që ta thotë tani këtë gjë, por ajo që dihet është fakti se deklarata e tij ka bërë rrëmujë rrjetin.

Madje, kolegë të tyre u shprehën se në fakt, Romeo dhe Erjola, në ambientet e “Top”-it nuk kanë pasur as edhe një përshëndetje. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga njerëz pranë moderatores, Romeo nuk i ka shkruar kurrë Erjolës dhe kjo e fundit asnjëherë nuk ka shprehur se ka një pëlqim për aktorin e humorit. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe motra e moderatores.

Advertisement