Bota
Edhe Belgjika njofton se do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Maxime Prevot, i cili njoftoi se do t’i bashkohet vendimit të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Australisë për njohjen e shtetit të Palestinës.
Gjithashtu Belgjika ka paralajmëruar sanksione të forta kundër Izraelit, përfshirë këtu goditjen e ekonomisë vendase duke ndaluar importin e produkteve për në Bregun Perëndimor si dhe nisjen e ndjekjes penale për zyrtarët izraelitë që shumë shtete i akuzojnë për krime lufte e kundër njerëzimit për banorët e Rripit të Gazës e Palestinës.
Pas deklaratave të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Francës disa ditë më parë për njohjen e Palestinës, Ministria e Jashtme izraelite u shpreh kundër duke thënë se:
Ndryshimi në qëndrimin e qeverisë britanike në këtë kohë, pas veprimit francez dhe presioneve të brendshme politike, përbën një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një kornizë për lirimin e pengjeve.”
Nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara , 147 e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet që nga marsi i vitit 2025.

