Connect with us

Kosova

Edhe kjo ndodh/ Orban dënon sulmin në Kosovë, thumbon Serbinë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok, përkatësisht në kanalin e Ibër Lepencit. Orban në një reagim në platformën X, ka kërkuar hetim të paanshëm të rastit.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka thënë kryeministri hungarez.

Orban njihet si një mik i presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiç. Kjo afërsi është reflektuar edhe në raportet Hungari-Kosovë, ku Hungari ka votuar kundër Kosovës në disa votime në arenën ndërkombëtare përfshirë aplikimin e Kosovës në Këshillin e  Evropës.

Advertisement