Politike
Edi Rama ironizon Sali Berishën: Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Londër ironizoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, të cilin e cilësoi si “‘Sude e Vjetër’, që ulërin nga kati i tetë i pallatit”.
Ai shtoi se po të ishte për forcat e tjera politike, korrupsioni do të gëlonte dhe askush nuk do kishte dëshirën dhe as guximin për të goditur këtë fenomen, siç bëri Partia Socialiste e Shqipërisë.
“Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrant e duke thënë Shqipërinë e bën unë. Të ishte për këta Shqipëria nuk do e bënte kurrë reformën ne drejtësi.
Nuk do të godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash dhe kurrë nuk do të shikonin shqiptarët një ministër apo politikan që të hetohej nga prokuroria. Kurrë Kurrë!
Nuk po llogaris ministrat që pushkatonte Enver Hoxha me urdhër. Të ishte për këta Shqipëria nuk do të ulej kurrë e barabartë në tryeza ndërkombëtare e nuk do të bëhej kurrë histori suksesi në Europë”, tha ai.