Connect with us

Politike

Edmons Spaho nuk përmbahet: O gomar, ti je me shkollë të mesme e na hiqesh si…

Edmond Spaho ka vijuar replikat me Ilir Demalian, pasi ky i fundit iu përgjigj me një shkrim të gjatë.

Postimi i Spahos

Faleminderit Syçi për përgjigjen!Faleminderit o “demokrat” i oreve te para, qe para se te bëheshe i tille, ishe oturak i komunizmit, familjarisht. Se paku pranove qe babanë e ke pasur eksponent te Sigurimit te Shtetit ne Ministriëe e Brendshme. A ka marre apo jo njeri ne qafe ai, une nuk e di, por vendi i punes ishte qe te merrje njerez ne qafe, pasi ishe syri dhe veshi i Partise. Po te mos merrje njerez ne qafe, kur punoje ne Sigurim, te hiqnin qafe Syçi

Syçi mos u hiq si i përndjekur, sepse me vjen te vjell zorret e barkut. Ne Kinostudio te çoi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkolle te mesme. Le pastaj, kur nje gomar si ti, hiqeshe si “artist bohemë” bulevardit te Tiranes.

Nje gje nuk kam kuptuar, pse ne Kinostudio te thërrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nen dardhe bie Syçi.

Ore ditëzi, a ke mbaruar ne Amerike ndonje shkolle sepse na hiqesh si analist? Po te kishe ndenjur ne Shqiperi do kishe mbaruar nja 2-3 Kristale, megjithese ne moshe te vone.

Syçi nuk eshte turp te vish nga baltat e Devollit. Edhe Driteroi nga ato balta doli, por i ka qarë vargjet per balten e Devollit.

Ajo qe me shqetesoi ne citimin tend ishte kuptimi qe i kishe dhene baltes se Devollit. Dukej sikur thoshe nje cope “katunar muti” nga kooperativat e Devollit, i jep mend “artistit bohem”, “tironcit” 24 karat te viteve ’80. Artisti i leshit, siç thoshte nje miku im kur i vinte ne maje te hundes.

Por edhe ne kete rast gabon Syçi, sepse une kam lindur ne Tirane, (nuk e zgjodha une), gjimnazin e kam bere tek Qemal Stafa, universitetin tek Ekonomiku, 10tsh absolut siç thuhej ne ate kohe. Me vone u shkollova edhe ne Ameriken tende. Por nuk kam turp te them jam devolli.

Ti Syçi, “artist bohem” dhe “tironc” duhet ta kesh origjinen nga Zona e Pare Operative, sepse Sigurimi vetem nga ajo zone merrte. Syçi te kujtohet bulevardi? Kë nuk mblidhte ne ato kohe. Saçin qe hante dy buke dyzetçe dhe urinonte poshte ures se Lanes nen brohoritjet e kryeministrit te ardhshem, Syçin e Kinostudios, Edin e Dinamos. Kryesisht budallenj dhe sigurimsa. Le kur shisje dengla per takimet qe benje me Kadarene dhe rakine qe pije me Driteroin. Pika te rente o oturak! Te tere tallnim menderen me ty.

Syçi me bere thirrje te shkoj tek Autoriteti i Dosjeve dhe te marr vertetimin ne se ma mban b..tha. E kam publikuar disa here por per hatrin tend po ta publikoj edhe nje here. Lexoje o “intelektual” qe ngarkoje dhe shkarkoje derrasat ne Kinostudio. Jeni mbledhur ca surreter si ty qe na mbitë ne ekrane dhe po marrosni nje popull te tere.

Tani do ta mbyll Syçi. I kerkoj ndjese publikut per fjalet qe perdora ne postimin e pare per ty. E mendova shume por ishte e vetmja menyre per te te pershkruar, banal por i vertete.

Te fala atij qe babai yt e therriste Kasketa dhe i thuaj ta botoje edhe pergjigjen time meqenese e filloi kete pune.

Politike

Meta nga “Rruga e shpresës”: I kam thënë Ramës, Berisha është politikani më serioz

Pasi përfundoi pas mesdite Asamblenë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta I shoqëruar nga një numër mbështetësish dhe veshur një bluzë ku shkruhej ‘Lironi liderin e opozitës’, mbërriti tek rrugica poshtë banesës së Berishës.

Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka bërë dhe shumë arritje të tjera për vendin.

”I kam thënë Ramës të mos e provokojë opozitën.

I kam thënë Ramës që politikani më serioz në Shqipëri është Sali Berisha”, tha Meta.

E përshendet Berishën, duke e quajtur president i përgjithshëm.

Continue Reading

Politike

‘Lironi liderin e opozitës’/ Meta mban veshur bluzen me mbishkrimin për Berishën: Afër Zotit

Kreu i PL-së, Ilir Meta tha rrugës teksa po shkonte te banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha, se nuk po shkonte në një ballkon, por në një podium.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë, ndërsa shtoi se ndryshimi do të vijë shpejt. Kreu i PL-së, teksa po fliste për opozitën tha se Gazment Bardhi është një opozitar i vërtetë, ndërsa për Lulzim Bashën tha se “llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi.”

MetaNuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë. Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

Continue Reading

Politike

Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.

Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.

MetaPartia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Continue Reading

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING