Connect with us

Aktualitet

Efektivi i FNSH-së kërcënoi “kolegun” e “Shqiponjave” se i vendosi gjobë, përfundojnë në gjyq dy vëllezërit

Dy vëllezër në Shkodër, njëri prej të cilëve me detyrë efektiv i FNSH-së, tashmë do të përballen me togat e zeza pasi akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës një efektiv të “Shqiponjave”.

Sipas raportimeve, A.K., dhe vëllai i tij me inicialet A.K., për shkak të një gjobe që kishin marrë, kanë kërcënuar efektivin e Forcave të Posaçme Shqiponja.

“Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit A. K., me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe A. K , vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10.09.2025, për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.“-thuhet në njoftim.

Advertisement