Connect with us

Pinknews

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar se kam abortuar kur dola nga BBV

Gjatë një episodi të ndezur të spektaklit Post Big Brother VIP Albania, Egli ka shpërthyer me deklarata të forta, duke reaguar ndaj disa fjalëve dhe shpifjeve që janë thënë për të pas daljes nga shtëpia.

Ajo ka treguar për të gjitha gjërat që janë folur dhe shpifur mbi të, duke iu referuar veçanërisht një klipi të Gert Ferrës, ku thuhej se Egli kishte lënë një lidhje jashtë shtëpisë me një instruktor palestre

Egli ka sqaruar se Gerti, kur e kishte takuar, i kishte thënë se ajo ishte detyruar të thoshte ato fjalë, duke nënkuptuar se ato ishin të pavërteta dhe ishin thënë nën presion.

Në një tjetër moment, Egli ka befasuar me një deklaratë të fuqishme, duke hedhur akuza të forta ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar rreth saj: “Ledion, unë kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother-i, kam abortuar, prandaj dola nga shtëpia”.

“Është thënë që dola nga shtëpia për të abortuar sepse kisha ngelur shtatzënë brenda në shtëpi”.

“Unë kam dëgjuar çdo lloj fëlliqësie dhe çdo lloj llumi të dalë nga goja e njerëzve për mua, njerëz që sot kur kalojnë koridoret e Top Channel-it më thonë ‘je një Diva dhe më fal për ato që kam thënë për ty, por ashtu duhej të flisnim.’”

Me këto fjalë, Egli ka hedhur dritë mbi shumë thashetheme që janë përhapur gjatë kohës që ajo ka qëndruar në shtëpi dhe ka ndarë përvojat e saj me audiencën, duke i dhënë fund disa prej aludimeve dhe shpifjeve që kanë qarkulluar për të.

Advertisement