Connect with us

Politike

Ekspertët e kriminalistikës mbërrijnë në Kuvend! Këqyrin ambientet brenda dhe jashtë

Pasi opozita dogji karriget e tyre, specialistët e kriminalistikës mbërritën në ambientet e Kuvendit.

Raportohet se ekspertët kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit.

Brenda sallës së Parlamentit deputetë të opozitës u përleshën me gardën, ndërsa kanë goditur drejt karriges së kryeparlamentares Elisa Spiropali me pjesë karrigesh dhe sende të tjera.

Ndërkaq, hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët, pasi demokratët u vunë zjarrin karrigeve të tyre në shenjë proteste.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se “opozita e ktheu sot Kuvendin në një skenë krimi”.

Advertisement