Connect with us

Kronike

Ekspertët rrëzojnë dëshminë e Samson: Ilaria u vra më 25 mars, i riu ka…

Jo vetëm që nuk i ka bërë të gjitha i vetëm, por nuk përjashtohet fakti që Mark Samson ra ketë Ilaria Sulën mbrëmjen e 25 marsit, pra menjëherë pasi vajza kishte hyrë në shtëpinë e tij, kohë kur ishin të pranishëm edhe prindërit e tij dhe jo më 26 mars siç ka thënë 23-vjeçari.

Rezultatet e para të hetimeve në shtëpinë e Mark Samsonit, në via Homs, në Romë, implikojnë më tej 23-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në burg për vrasje dhe fshehje të kufomës, por hapin edhe skenarë të rinj me pjesëmarrjen e personave të tjerë, përveç nënës së Samson, Nosr Mazlapan, e cila tashmë ka rrëfyer se ka marrë pjesë në pastrimin e banesës.

Por jo vetëm kaq! Ajo ka pranuar se e ka ndihmuar të birin të transportojë trupin e të resë në Capranica Prenestina ku u hodh nga një shkëmb më 26 mars dhe ku u gjet natën midis 1 dhe 2 prillit.

Policia shkencore gjeti gjakun e Ilarias në çdo dhomë të shtëpisë në via Homs, e cila ishte pastruar nga disa persona me produkte të blera në një dyqan aty pranë, siç tregohet nga një faturë e sekuestruar nga agjentët. Kudo kishte gjak, dhe jo pak. Gjak u gjet dhe në një lavaman dhe në vendin e dushit, në dorezat e furçave që përdoren për pastrim, madje edhe në të gjithë ambientin e kuzhinës, në një kuti kartoni të gjetur në një dollap, si dhe në dorezën e derës së makinës së përdorur nga Marku.

Në makinë janë gjetur edhe flokë që mund t’i përkasin Ilarisë. Vajzës i janë sekuestruar edhe rrobat: pantallona të zeza Bershka dhe një xhup i bardhë H&M. Ky i fundit ishte njollosur me gjak, pasi viktima ishte goditur me thikë në qafë dhe kishte humbur shumë gjak. Dyshimi që ka dalë tashmë ditët e fundit është se e reja ka ndërruar jetë nga hemorragjia në shtëpinë e Markut, por ndoshta do të ishte shpëtuar nëse do të ishte ndihmuar në kohë, si dhe se trupi i saj ka qëndruar në banesë për të paktën 20-22 orë, ndërsa djali dhe të tjerët përpiqeshin të fshinin çdo gjurmë.

Advertisement