Rajon
Ekspertja amerikane flet për planin B të Vuçiçit
Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, ka theksuar se propaganda ruso-serbe eshte shprehur se Perëndimi po mbështet protestat në Serbi në kundërshtim të zgjedhjeve të 17 dhjetorit por edhe se me kalimin e ditëve kjo mbështetje eshte zbehur.
Kësisoj, analistja amerikane ka pretenduar se Moska e Beogradi mund të kalojnë në implementimin e planit alternativ, ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mund të nxis ndonjë përshkallëzim në Kosovë ose Bosnje e Hercegovinë.
“Propaganda ruse dhe serbe për Meidanin e udhëhequr nga perëndimi po shpërbëhet dhe serbët nuk ranë pre e kësaj. Tani mund të vihet në jetë plani B i cili parasheh më shumë kërcënime e përshkallëzime në Kosovë e Bosnje sepse Vuçic do të pozicionohet si shtyllë e stabilitetit duke përshkallëzuar e më pastaj de-përshkallëzuar situatën” – ka shkruar Ivana Stradner në platformën sociale, X.
Nga ana tjetër studentët serbë, kanë bllokuar një ndër rrugët më të frekuentuara të Beogradit në shenjë proteste pas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.