Aktualitet
Ekzekutimi i Briken Sanaj, policia: Viktima u tradhëtua nga…
Hetuesit dyshojnë se Briken Sanaj, i vrarë mbrëmjen e së dielës te Kodra e Diellit në Tiranë, është tradhtuar nga ndonjë prej të njohurve të tij.
Dyshimet e policisë lidhen me një sërë veprimesh të kryera në dy ditën e fundit. Kjo për faktin, se disa prej miqësisë së 39-vjeçarit me origjinë nga Lezha kishin dijeni që Sanaj do të vinte nga Itali në vendin tonë për dasmën e shokut të tij të ngushtë në Shëngjin, si dhe për faktin se pas ceremonisë, do të qëndronte për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit, në banesën e shokut të tij.
Banesa ku ai do të qëndronte është e shokut të tij. Për këtë fakt, edhe rojet e sigurisë private, ditën e ngjarjes pohuan se mjeti me të cilin hyri Sanaj në rezidencë si dhe identiteti që ai përdori ishte Anton Gjini.
Mësohet se ky i fundit është shoku i ngushtë i Briken Sanajt, që u martua ditën që 39-vjeçari u vra në kryeqytet. Edhe vendi ku autori i vrasjes qëndroi i fshehur pas një peme ulliri e me fushëpamje të qartë në garazhin ku do parkohej makina, ishte vëzhguar më së miri prej atentatorit. Kjo për faktin se nga pjesa e pasme e rezidencës ku ai hyri, nuk mbulohej me kamera sigurie.
Në vendngjarje, oficerët e policisë kanë siguruar një sërë provash për të cilat janë në pritje të përgjigjes së AND-së, që mund t’i çojë në identifikimin e autorëve, që pasi kryen vrasjen, mjetin Benz e dogjën në Qafë-Kashar bashkë me kallashnikovin brenda.
Si pistë kryesore, hetuesit kanë atë të vrasjes për shkak të hasmërisë, pasi vëllai i Briken Sanajt, në vitin 2012 ka plagosur në Lezhë një person me origjinë nga Puka, pas konfkikteve që kishin për ngacmimin e një vajze.
Për këtë fakt, Policia dhe Prokuroria e Tiranës pritet të marrin në pyetje disa prej personave të familjes me origjinë nga Puka, me të cilët familja Sanaj ka konfliktet e hapura prej 10 vitesh.