Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje me vrasjen në Tiranë

Ekzekutimi i dy shqiptarëve një natë më parë në një lokal në Athinë, duket se ka lidhje me trafikun e drogës.

Sipas mediave helene autoritet e drejtësisë po hetojnë një tjetër pistë për ekzekutimin e dy shqiptarëve një natë më parë në një kafene në sheshin Nea Smyrin, pasi ajo mund të lidhet me vrasjen e Edmond Papajt pesë ditë më parë në Tiranë.

Siç bëjnë me dije mediat greke, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, me origjinë shqiptare, i cili ka marrë pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë, pasi ka qenë i dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje.
“Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra. Në Greqi ai ishte dënuar për trafik droge”, shkruan media greke.

Sipas saj, ka mundësi që viktimat të jenë anëtarë të së njëjtës rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre.
“Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi janë zhdukur rreth 700 kilogramë kanabis, ngarkesë për të cilën ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë”, shkruan media greke.

Advertisement