Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt/ Shpallen në kërkim tre persona, mes tyre miku i ngushtë i Roan Brahimit

Të paktën tre persona janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga ana e policisë së Vlorës për sa i përket vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhajt, në lagjen “Hajro Çakërri” më 27 Prill.

Mësohet se të gjithë të shpallurit në kërkim janë jashtë vendit.

Bëhet fjalë për një shtetas rumun që dyshohet të jetë në rolin e ekzekutorit, si dhe dy shtetas shqiptarë që ka dyshime të forta që kanë marrë pjesë në këtë ekzekutim.

Të tre këto persona që policia shqiptare ka shpallur në kërkim, rezulton te kenë dalë jashtë Shqipërisë.

Zyrtarisht në kërkim është shpallur Alesio Dobrozi, për të cilin mësohet se ndodhet në Dubai. Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i Roan Brahimit që u vra në Athinë.

Emri i Alesio Dobrozit, është i njohur për poicinë shqiptare. Në vitin 2021 Alesio Dobrozi bashkë me Ramazan Rrajën dhe Roan Brahimin hynë në një lokal të armatosur në Lezhë.

Ndërkohë për sa i përket shtetasit Rumun të shpallur në këkrim, dyshohet se ka ikur diten e ngjarjes nga Qafë Boti.

Advertisement