Rajon
Ekzekutimi i turistes në plazh, i gjendet plumb në shpinë
Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e një turisteje gjermane 11 ditë më parë, ngritën alarmin tek autoritetet greke, pasi rezulton se ajo mori një plumb në shpinë.
Gruaja, siç raporton thenewspaper.gr, ishte duke vizituar një fshat bregdetar të Pelionit Jugor dhe u gjet e pajetë në plazh.
Fillimisht vdekja e saj u atribuua për shkaqe patologjike, por u urdhërua autopsia.
Për shkak të ngarkesës, raporti i Mjekësisë Ligjore është bërë vetëm pardje. Nga rezultati doli se gruaja kishte marrë një plumb 22 mm nga një pistoletë e kalibrit të vogël, me pikën e hyrjes të përcaktuar në pjesën e pasme.
Autoritetet u mobilizuan menjëherë. Ditën e djeshme policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorit, i cili megjithatë nuk dihet. U kontrolluan varkat, stacionet e bagëtive dhe vendbanimet për gjetjen e armës, por pa rezultat.