Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve, duke i dhënë kështu atij lirinë.
Haxhiu akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Ndaj Edison Haxhiut, Prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje.
Kërkesa për shuarjen e masës u bë nga avokati Sokol Tahiraj.
Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshwri automatiku, pasditen e 15 marsit 2023, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit të banesës zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht dhe zbrazën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.
Hetuesit zbuluan se drejt 43-vjeçarit u qëllua nga 3 armë zjarri kallashnikovë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.