Connect with us

Shkrime

Ekzekutimi politik i Zelenskyt dhe kurthi i ngritur/ Moska mes heshtjes dhe zhurmës

Pas gjithë kësaj zhurme në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Trump dhe homologut Zelensky, ndoshta gjëja më e rëndësishme tani është heshtja.

Të gjithë liderët botërorë folën përveç njërit. Vladimir Putin mund të mos komentojë, të paktën jo derisa situata është ende e nxehtë. Presidenti rus është në gjendje optimale tani e prej një muaj, thuajse pa e ditur e pa folur. Donald Trump, miku i ri i Amerikës, po i bën të gjitha vetë.

Nuk ka dyshim se Kremlini vlerësoi “momentin e mrekullueshem televiziv ne Washington” të premten mbrëma. Putin ka përsëritur gjithmonë se ai do t’i arrinte në një farë mënyre qëllimet që kishte vendosur kur nisi Operacionin Special Ushtarak tre vjet më parë. Ajo që ndodhi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me Volodymyr Zelensky-n vetëm sa përforcon një bindje të shprehur disa herë, e fundit prej të cilave ishte të enjten në takimin vjetor me krerët e FSB-së, shërbimi sekret rus, në një fjalim që zgjati rreth dhjetë minuta kuptimi i të cilit mund të përmblidhej në një fjali të vetme: faktet na vërtetojnë se kemi të drejtë.

Por, ato qe kane folur me shumice ne Rusi kane qene mediat, shumica e te cilave e kane quajtur presidentin e Ukraines si “një njeri i vdekur politikisht” me tituj te tille si – Donald Trump poshtëroi Zelenskyn” –  “Ekzekutimi politik dhe një kthesë e re në diplomacinë moderne” – “Katastrofë diplomatike, spektakël i tmerrshëm, e gjithë bota ka parë më në fund fytyrën e vërtetë të presidentit ukrainas” – “Pa asnjë turp për anglishten e tij të tmerrshme, Zelensky u soll sikur të ishte në shtëpi, me pasoja katastrofike për të dhe vendin e tij”.

Faktet dhe imazhet vlejnë më shumë se fjalët. Në shtypin zyrtar rus dhe në komentet e të ashtuquajturve ekspertë dhe politikanë, mbizotëron një pranim i thjeshtë i fakteve, i ngjyrosur me një farë vetëkënaqësie. Duke lënë mënjanë Dmitry Medvedevin e zakonshëm, i pari që komentoi në Telegram duke e quajtur presidentin e Ukrainës një “derr mosmirënjohës”, ndërhyrja më domethënëse është ajo e Kirill Dmitriev, asistentit të Putinit, kreut të Fondit të Investimeve Direkte dhe negociatorit të fundit midis Rusisë dhe SHBA-së në Riad, I cili tha per Zelenskyn se “ai tashme eshte thjesht nje histori e shkuar” –  “Performanca e tij ne SHBA është tregues i mungesës së ndonjë shteti me emrin Ukrainë dhe në përgjithësi e bën të qartë se vetë Zelensky është një nga shkaqet e Operacionit Special”. Nga ana tjetër, Leonid Slutsky, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës ruse – parlamenti rus – u shfaq shume I gezuar teksa shkroi se “Hitleri ukrainas” nuk I ka aftesite intelektuale për t’u ulur në tryeza të rëndësishme. Ai u tregua i dobët. Intelekti i tij nuk e lejon të zhvillojë me dinjitet biseda me pashat e rënda botërore. Politika është arti i së mundshmes, jo i “më jep, më jep”.

Advertisement