Connect with us

Aktualitet

Elektriçisti bie nga shtylla duke punuar, transportohet në spital 58-vjeçari

Një elektriçist ka rënë nga shtylla duke punuar në Kuçovë.

“Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Advertisement