Politike
Eleminimi me gjak të ftohtë i Veliajt, gjithçka u vendos mes 10 dhe 11 shtatorit

Analisti Skënder Minxhozi komentoi kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në seancën ndaj tij duke thënë se kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet përpara Këshillit Bashkiak. Procedura, por me shume logjika elementare te bejne te mendosh se nje person drejtues i ketij niveli duhet degjuar para se t’i pritet koka.
Më tej në analizën e tij, Minxhozi tha se Veliaj ndodhet i vetëm përpara drejtësisë ndonëse mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit dhe nuk u përmend aspak gjatë fushatës së fundit elektorale.
“Një i zgjedhur me 158 mijë vota është i barabartë me 10 deputetë dhe do të duhet të kishte të drejtën të dëgjohet dhe ai këshill nuk mund ta lejojë situatën të shkojë në kufijtë e një romani Kafkian, kur Veliajn e mbron opozita nderkohe qe e sulmon partia e vet.
Minxhozi u shpreh se mbi aspektin teknik e ligjor qe debatohet keto orë, prevalon politika dhe kalkulimet pas perdeve. “Kjo rrethanë na kthen në kohë mes datës 10 dhe 11 të këtij muaji, tha ai. Ne ate date kur SPAK mori dosjen dhe e çoi per gjykim dhe një ditë më vonë kur Rama komunikoi pasardhësin e Veliajt. Ky eshte nje kordinim i dukshem mes drejtesise dhe partise se Erion Veliajt kunder ketij te fundit”. Nje skualifikim me gjak te ftohte i numrit dy te maxhorances nga shoket e vet, u shpreh ai.
Me tej Minxhozi u shpreh se mazhoranca dhe kryeministri kërkojnë ta shkarkojnë Veliajn pasi vete Rama ka thënë fjalë shumë të rënda ndaj drejtësisë kur ai u arrestua ne shkurt dhe pas një jave i harroi ato fjalë. Edhe ne fushaten e 11 majit qe pasoi Erion Veliaj ishte një i munguar total. PS dhe Rama po kerkojne ta shtyjne ne ekstrem mospërplasjen me drejtësinë e re ne lidhje me dosjen Veliaj te cilen e ka fshire nga tavolina dhe bën sikur nuk egziston.

