Connect with us

Politike

Elezi: Berisha gënjen demokratët, PD-ja ka përfunduar në një rrugicë lagje

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi e konsideron një ngrehinë të shkatërruar, këtë forcë politike, duke analizuar situatën që ndodhet aktualisht e djathta.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha, prej dy vitesh po i gënjen demokratët.

“Është çështje besueshmërie. Mes një lidershipi dhe demokratëve, ka dy vjet që i gënjejnë demokratët, ka dy vjet që po i gënjen demokratet, e kam fjalën për Rithemelimin. Revolucion, mosbindje civile, nuk është e krahasueshme humbja, 5 bashki me 50 bashki, është e rëndë për një opozitë.

Nuk ka asnjë lloj analize dhe asnjë lloj përgjegjësie, nuk mund të presësh asgjë. Beteja e parë për të mundur Edi Ramën, është beteja brenda vetes. Këto gafat i bëjnë me qëllim. Sot Partia Demokratike përfaqëson, është një ngrehinë e shkatërruar nga ana institucionale, ndodhet në këtë pikë si rrjedhojë e interesave të të gjithëve për ta shkatërruar.

Të gjithë kanë rënë në dakordësi për ta shkatërruar. Ajo çfarë po ndodh këto dy vite, është krijimi i një eskaloni, fryma ka përfunduar në një rrugicë lagjeje. Opozita ndodhet këtu për fajet e veta”, theksoi ai.
Advertisement