Bota
Elon Musk nis implementimin e çipave në tru
Miliarderi i çuditshëm afrikano-jugor i ka dërguar organit rregullator amerikan FDA të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të implantuar çipin te njerëzit dhe ka premtuar se edhe ai do ta vendos një të tillë.
Gjatë emisionit të Neuralink’s show&tell (format i përdorur nga kompani të ndryshme për të treguar përparimin e tyre teknologjik në publik), Musk tha se eksperimentimi njerëzor i ndërfaqeve tru-kompjuter është afër.
Pajisjet e tij inovative duket se kanë potencial për aplikime klinike që mund të përmirësojnë jetën e disa njerëzve.
Ato të kompanisë së Musk janë një lloj çipi në madhësinë e një monedhe të përbërë nga tela dhe elektroda të cilat, të implantuara në tru, janë në gjendje të lexojnë sinjalet e neuroneve, t’i interpretojnë ato dhe t’i transmetojnë ato me valë në një pajisje të jashtme, e cila përkthehet ato në veprim.
Sipas Musk dhe inxhinierëve të tij, niveli aktual i zhvillimit teknologjik të ndërfaqeve nervore do t’i lejonte njerëzit e paralizuar të përdorin pajisjet e tyre dixhitale pa probleme, për shembull për të komunikuar ose për të kryer operacione online në mënyrë të pavarur, ose – pse jo – për t’i dhënë komanda një roboti. Një tjetër aplikim i mundshëm është rikthimi i shikimit për ata që e kanë humbur atë. Musk shkon edhe pak më tej kur flet për shërimin e atyre që kanë lindur të verbër.
Sigurisht perspektiva duket shumë interesante…