Kronike
EMIGRACIONI ZBRAZ SHQIPERINE

Numri i familjeve në Shqipëri po bie me shpejtësi nga viti në vit, kryesisht si rrjedhojë e emigracionit të lartë.
Nga të dhënat e INSTAT, vlerësohet se numri i familjeve arritit vitin e kaluar në 3412 mijë më pak se në vitin 2020.
Të dhënat nga anketa e buxhetit të familjes tregojnë se numri i familjeve ishte me rritje deri në vitin 2018, por pastaj nisi rënia.
Në vitin 2019 kishte gati 1000 familje më pak se në 2018 dhe në vitin 2021 numërohen 1 % më pak se në vitin 2018, kur shënohet dhe numri më i lartë i familjeve në dekadën e fundit.
Pas vitit 2014 u përhap emigrimi masiv i familjeve nëpërmjet kërkesës për azil ekonomik në vendet e BE, kryesisht në Gjermani dhe Francë. Këtë vit një rrugë e re emigracioni me gomone në Britani po gjeneron një trafik të ri të familjeve shqiptare.
Gjithashtu bashkimet familjarë me emigrantët e ikur në dekadën e parë të emigracionit po zbrazin vendin gjithnjë e më shumë nga familjet.
Anketa te mëparshme nga INSTAT kanë gjetur se emigracioni në dekadën e fundit mori tiparet e largimit të njësive familjare. Pas heqjes se vizave në vitin 2013 shanset për emigruar me gjithë familjen u rritën.
Gjeografia e emigracionit në dekadën e fundit ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës siç është Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku të ardhurat mesatare të familjeve janë përgjithësisht mbi mesataren kombëtare.
https://www.youtube.com/watch?v=l_eSdUnhGgQ

