Pinknews
Emocionuese/ Capital T ndaloi koncertin, i dedikoi dy fjalë të shtrenjtës së tij
Capital T ja doli që edhe mbrëmjen e djeshme të realizojë me sukses “Time Capsule”, edicionin e dytë që këtë herë, pak vite pasi elektrizoi Tiranën, u mbajt në Prishtinë, aty ku reperi performoi hitet e tij më të mëdha, së bashku me disa prej kolegëve dhe yllit të muzikë Akon, për një publik prej mijëra vetash.
Ndër shumë këngë që këndoi, sigurisht nuk mund të mungonte edhe “Fjalt e Nanës”, një prej projekteve më të dashura për publikun e artistit, nisur nga fati që është një dedikim për të gjitha mamatë, ndërsa po ashtu duket se është një këngë që edhe vetë reperi e ka “pikë të dobët” dhe këtë e ka treguar dje gjatë performancës.
Në një moment, para se të niste ta këndonte, ai e ndaloi për pak sekonda koncertin dhe i dedikoi këto fjalë nënës së tij, e cila ishte e pranishme në event.
“Edhe sonte ia kemi dalë nënë. Të dua”- tha Kapo, duke ju drejtuar mamasë, mjaft i emocionuar.