Rajon
EMRAT/ Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe autori
Janë identifikuar dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme në Athinë.Viktima është identifikuar si Irakli Davella nga Saranda dhe i cili ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës. Ndërsa personi tjetër i plagosur është identifikuar si Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. Më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.