Connect with us

Kronike

EMRAT/ Kush janë katër të rinjtë e plagosur në aksidentin në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku kanë mbetur të plagosur katër të rinj. Burime për NTV.AL bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku. Katër të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërkohë që njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Njoftimi: 

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.

Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.

Advertisement