Connect with us

Kronike

EMRAT/ Me maskë dhe thikë, arrestohen dy ‘skiftera’ në Lezhë

Dy persona në Lezhë ka rënë në pranga pasi kanë grabitur një shumë parash në një banesë në këtë qytet.

Mësohet se në pranga kanë rënë Altin Margjokaj e Elvis Kola. Nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Markgjokaj shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.

Njoftimi: Vodhën nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), një shumë parash, në një banesë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

 

 

Sekuestrohet një pjesë e shumës së parave që dyshohet se është vjedhur nga këta 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e një shumë parash, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), nga dy persona, në banesën e tij, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Benefit”, për identifikimin dhe vënien të pranga të autorëve të kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:

A.M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.

Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.  Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme.

Advertisement