Aktualitet
EMRAT/ Shqiptarët e përfshirë në dosjen “Muratori”, si trafikohej droga nga vendi ynë? Çfarë gjeti policia…
Zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë në dosjen hetimore për operacionin policor “Muratori”, që goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drograve.
Të dyshuarit e prangosur në një hetimi të çelur në 2019 nga një skuadër e përbashkët italo shqiptare, u identifikuan me të njëjtën veprimtari të narkotrafikut edhe në Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë një konference për shtyp mes SPAK, Prokurorisë së Firences dhe Eurojust që u bë në Shqipëri u sekuestruan 32 subjekte tregtare, 45 automjete, mbi 200 llogari bankare dhe 19 pasuri të paluajtshme. Prokurori i çështjes, Vladimir Mara përmendej se SPAK ka identifikuar katër grupe kriminale që bashkëvepronin në Evropë për trafikun ndërkombëtar.
Rrjeti i trafikantëve trafikonte kokainë, heroinë dhe hashash, kjo e fundit e transportuar nga Shqipëria kryesisht në rrugë detare ose kur dërgohej nga Holanda përdoreshin automjete me fund të dyfishtë. SPAK deklaron se nga sekuestrot e aksionit “Muratori” janë bllokuar pasuri me vlerë pesë milionë euro.