Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Zhduken dy persona me precedentë penal në Sarandë

Dy persona nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, janë zhdukur në rrethana të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjeç, banues n fshatin Çuk, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës prej orësh po kryen kqyrje kamerash sigurie, dhe kontrolle të ndryshme.

Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave, të skeduar edhe më parë nga policia.

 

 

 

 

 

Advertisement