Kronike
EMRI/ Armë dhe antiplumb në banesë, arrestohet në Greqi 32-vjeçari shqiptar

Një 32-vjeçar nga Saranda është arrestuar në zonën e Thrakomakedones, në Athinë pasi policia kreu kontroll në një banesë të dyshuar për fshehje të sendeve të paligjshme. Gjatë kontrollit në banesën ku jetonin Kostandin Nesturit dhe Aleksandros Banin, 29 vjeç nga Greqia, u gjetën dhe sekuestruan: një armë zjarri automatike me 9 fishekë, një jelek antiplumb, 5 fishekë të tjerë, një palë targa false, një kartë identiteti greke false, 2 vula zyrtare, 4 vula biznesi, 3.6 gram kokainë, 27 gram marihuanë, 2 peshore, 16 grirës për marihuanë dhe 2 kompjuterë laptopë.
Mësohet njëri prej të arrestuarve nuk kishte deklaruar ndryshimin e vendbanimit, ndonëse ishte i detyruar ta bënte për shkak të një mase sigurie të vendosur nga gjykata. Policia greke po heton arsyet e mbajtjes së armatimit dhe dokumenteve false në banesë nga dy të dyshuarit.
Gjithashtu bëhet me dije se Nesturi rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri. Në vitin 2014 ai është arrestuar në Sarandë për vjedhjen e 360 litrave naftë nga gjeneratori i një kompanie telefonike. Ndërsa në vitin 2023, u arrestua sërish në Sarandë duke drejtuar një automjet tip “BMW”, i dyshuar si i vjedhur në Spanjë.

