Aktualitet
EMRI/ Gruaja e ‘bosit’ të drogës diplomate e emëruar nga Olta Xhaçka
Kryetarja e PD-së Berisha, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat, ka bërë një denoncim duke thënë se sekretarja e dytë e Konsullatës Shqiptare në Stamboll, Juna Harka, ka një bashkëshort trafikant droge.
Sipas saj, sekretarja në Stamboll, Juna Harka, është e martuar me shtetasin turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në trafikun e narkotikëve. Për të ka një urdhër arresti evropian që nga viti 2020.
Garo tha se në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë para se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi sekuestrimin e pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithatë, Harka-Keskin u emërua në Ambasadë dhe shpejt mori një pasaportë diplomatike.
Deklarata e plotë:
Në fund të shkurtit, ‘Ministrja e Investimeve të Brendshme Strategjike’ dhe ‘Punët e Jashtme të Pista’, Olta Xhaçka, emëroi Sekretaren e Dytë në Konsullatën Shqiptare në Stamboll znj. Juna Harka. Emërimi në vetvete nuk është asgjë e re, sepse është një vazhdimësi e repertorit të njohur të degradimit të pamëshirshëm të Shërbimit të Jashtëm.
Si shumë të tjera, zonja Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci.
Lajmi, dhe është lajm i keq, qëndron në faktin se bashkëshorti i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës. Për të ka një urdhër-arresti europian që në vitin 2020.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë para se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi sekuestrimin e pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithatë, zonja Harka-Keskin, jo vetëm që u emërua në ambasadë, por u pajis shpejt me pasaportë diplomatike.
Më 5 prill 2023, kur po kryheshin të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të zonjës Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se burrit të saj turk i sekuestruan pasuritë.
Po të njëjtën ditë, reagimi i autoriteteve turke për emërimin e zonjës Harka është kërkuar edhe nga MPJ për dorëzimin e pasaportës diplomatike.
Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do të pasonte. Ndryshe, Xhaçka do të kishte vazhduar në heshtje, gjë që dëshmohet nga fakti se nga emërimi deri në publikimin në media të lajmit të sekuestrimit, kanë kaluar 6 javë. Është e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, në krye me një ish-ministër të Mbrojtjes, të mos ketë informacion nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush është gruaja e tij.
Emërimi i znj. Harka është pjesë e një cikli të qartë korruptiv që përfshin lidhjet familjare; ajo është kushërira e Skender Gjinushit. Më shumë se farefisnia, fakti që ajo emërtohet pikërisht në Stamboll, atdheu i bashkëshortit të saj trafikant droge, bie në sy nga autoritetet europiane dhe sekuestrohet nga autoritetet shqiptare.
Nota Verbale për Ambasadën turke në Tiranë, për emërimin e znj. Harka në Stamboll është në fillim të prillit. Kjo nuk gjendet, pasi është urdhëruar nga lart që të zhduket çdo provë që lidhet me këtë skandal.
Por, gjurmë që mbetet është fakti se më 4 prill znj. Harka-Keskin ishte në Minstrinë e Jashtme dhe tërhoqi pasaportën diplomatike. Ndërsa një ditë më pas e medias përkollën njoftimin për vënien në sekuestro të pasurisë në Shqipëri të gjithë të saj.
Kjo është spaleta e radhës në supet ngarkuar me skandale të Olta Xhackës.
Lista është për rekord Guinnes në skandalistikë dh vijon si më poshtë:
dhënie e statusit investitor strategjik të saj, privatizim i bazës ushtarake të Limionit në Sarandë, punësim si këshilltar të mashtruesit ndërkombëtar Am Josifi, punë në Ministrinë e Jashtme të motrës së vrasësit pa pagesë Nuredin Dumani, përdorimi i helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore në Dibër. , vendosje e automjetit të Ministrisë së Jashtme në shërbimin e nënës së saj.
Dokumenti i mëposhtëm e vërteton se Juna Harka është emëruar sekretare e Konsullatës Shqiptare më datë 22 shkurt 2023, me firmë të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.