Kronike
EMRI/ I dënuar me 5 vite burg për shitje kanabisi, ekstradohet 43-vjeçari
Redi Dizdari i dënuar me burg për shitje të lëndëve narkotike në shkolla është ekstraduar nga Shqipëria në Francë.
Sipas policisë 43-vjeçari është arrestuar nga autoritetet policore në Francë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.
Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte shtetasi Redi Dizdari, me qëllim shitjen te nxënësit e shkollave.