Connect with us

Kronike

EMRI/ I zhdukur prej 6 ditësh, 54-vjeçari dyshohet se është mbytur në rezervuar

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 54-vjeçari Valmir Lame nga fshati Kamenicë i Korçës, i cili është zhdukur që prej të dielës së kaluar.

Ai u largua nga banesa e tij më 26 Janar dhe nuk u kthye më, teksa një ditë më pas, kushëriri i tij, shtetasi A. V., 61 vjeç, bëri kallëzim në Policinë e Korçës ku kërkoi ndihmën e autoriteve për gjetjen e tij.

Por, teksa ditët kalojnë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 54-vjeçari, i cili sipas dëshmive të marra është parë për herë të fundit në fshatin e tij në Kamenicë.

Dyshohet se ai mund të jetë mbytur në rezervuarin e fshatit Kamenicë, teksa polumbarët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të nisur kërkimetz për trupin e pajetë.

Gjithashtu, edhe efektivët e Policisë së Korçës ndodhen në vendin e ngjarjes.

Advertisement