Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Nën kërcënimin e thikës tentoi t’i vidhte çantën turistit, pranga 20-vjeçarit në Durrës

Shtetasi Amarildo Dani ka përfunduar në prangat e policisë pasi tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën një turisti italian. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të premtes në lagjen nr.13 në Durrës.

Sipas uniformave blu, i ri është banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Amarildo Dani, 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policise.

Advertisement