Connect with us

Kronike

EMRI/ Peqin, sekuestrohen armë dhe municione, arrestohet 43-vjeçari pjesë e një grupi kriminal

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Peqin pasi posedonte armë dhe municione pa leje. Ndërkohë gjatë operacionit policor u zbulua se ky shtetas I.M., kishte ndërtuar një objekt pa leje. Inteligjenca policore ka sinjalizuar për 43-vjeçarin që posedonte armë pa leje.

 

Menjëherë është organizuar puna nga forcat operacionale dhe Shqiponja, të cilat finalizuan operacionin ‘Katërkëndëshi’. Shërbimet e policisë ndërhynë në ambientet e biznesit në pronësi të I.M., ku kanë gjetur të fshehur, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak si dhe lëndë narkotike.

 

Më pas kanë ndërhyrë edhe në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’ thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve u zbulua se 43-vjeçarit të cilit iu sekuestrua municioni kishte ndërtuar një objekt pa leje. Për këtë rast janë shoqëruar në polici edhe disa persona të tjerë.

‘Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë shtetasit I. M., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve”.’, thuhet më tej në njoftim.

Advertisement