Connect with us

Kronike

EMRI/ Plagoset i riu në Vlorë, policia jep detajet

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i identifikuar si Sebastian Jallaj, i cili është qëlluar me armë zjarri në të dyja këmbët, mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement