Rajon
Ëndërra e Vuçiçit që nuk u realizua
10 ditë pasi mbi 55 për qind e malazezëve, përmes një referendumi, vendosën pro shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia dhe rrjedhimisht pavarësimin e tij, Aleksandër Vuçiç, në atë botë një politikan serb me “aspirata”, në një intervistë për Radio Televizionin malazez “Elmag”, kishte deklaruar se do të punojë për “krijimin të një shteti të përbashkët serbo-malazeze, pas 10 apo 20 vjetësh”.
Ndonëse ideja e tij për bashkimin përsëri të Malit të Zi me Serbinë ka “rënë në ujë”, pasi tashmë Mali i Zi është anëtarë i Aleancës Veri-Atlantike i Kombeve të Bashkuara dhe synon fuqishëm anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Vuçiç asokohe me bindje të plotë deklaronte se një konsolidim i tillë është i mundur.
Prandaj ai deklaronte se ma ardhjen në pushtet në Serbi, do të punojë shumë që për një periudhë të konsiderueshme përmes një referendumi të realizoi bashkimin e Malit të Zi me Serbinë, si në kohën e Federatës Jugosllave.
“Qëllimi ynë është të jetojmë së bashku, jo të ndarë”, kishte pohuar asokohe Vuçiç.