Connect with us

Politike

Endrit Braimllari reagon pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që ka me drejtësinë

Pas deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me aferën e lobimit në SHBA, ku përmendi edhe emrin e Endrit Brahimllarit si një prej përgjegjësve për firmosjen dhe ndjekjen e kontratave të lobimit në emër të LSI, ka ardhur edhe reagimi i vetë Brahimllarit.

“Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri im nuk mund të mbulojë hallet që kanë të tjerët me drejtësinë”, u shpreh Brahimllari
Ilir Meta, nga qelia, akuzoi Brahimllarin për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në çështjen e lobimit dhe për “kalim të papritur në krahun e PS-së” pas përballjes me SPAK.

Advertisement