Connect with us

Kosova

Enver Bytyçi paralajmëron opozitën: Kjo ju pret, nëse vazhdoni mjegullën për…

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, teksa ka analizuar fushatën e partive politike në Kosovë, për zgjedhjet nacionale, që do të mbahen me 9 shkurt tha se fushata duket si të ishte në muajin e fundit të saj, me nje perjashtim…

“Mazhoranca, pra Vetëvendosja, duket se akoma nuk ka hyrë në garën e zgjedhjeve brenda Kosovës. Gjithashtu shoh se janë lëshuar shumë akuza kundër qeverisjes dhe qeverisë, si dhe kundër përfaqësuesve të LVV dhe Lëvizjes Guxo. Opozita është hedhur në sulm kundër mazhorancës dhe duket sikur ajo po i jep tonin politik opinionit publik. Po gjithkush vlerësohet e shpërblehet për atë që ka bërë”, ka theksuar analisti politik.

Ai ka paralajmëruar opozitarët, se nëse nuk ndryshojnë, do të penalizohen dhe ka veçuar fushatën e LDK-së, duke thënë se ajo po përkrahet më shumë nga elektorati.

Sipas Bytyçit, Vetevendosja nuke  ka nisur ende fushatën elektorale.

“Është shume shpejt që qytetarët e Kosovës të besojnë thjesht në sloganet e opozites. Aq më tepër kur nuk është bërë asnjë reflektim për dështimet e qeverisjeve të kaluara, sidomos nga ana e PDK-së. Ndërkohë duhet thënë se Kosova vuan ankthin e përcaktimit për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Asnjë qytetar i Kosovës nuk pajtohet që të rrezikohet Trepça, Ujmani dhe Kosova më pas të vuajë përjetësisht në tokën e vet. Duhet zgjidhur kjo çeshtje njëherë e në mënyrë përfundimtare, pastaj do të vijnë në radhë politikat ekonomike. Vetëvendosja ende nuk ka folur.” – ka theksuar Enver Bytyçi.

Advertisement