Connect with us

Bota

‘Erdhi nga Parajsa…’/ Si u “frymëzua” vrasësi i Pragës nga 14-vjeçarja ruse që vrau shokun e klasës

Autori i sulmit që i mori jetën të paktën 10 personave sot në Pragë dhe plagosi dhjetëra të tjerë, është identifikuar si David Kozak, një 24-vjeçar.

I riu mësohet se kishte hapur një kanal në platformën e komunikimit “Telegram”, ku disa ditë më parë kishte ndarë detaje lidhur me planet e tij për sulmin e sotëm.

24-vjeçari shprehej në mesazhet e tij se ai u frymëzua nga Alina Afanaskina, e cila sipas tij e kishte ndihmuar “tejmase” pasi “kishte ardhur nga Parajsa si një ndihmë” për të.

  • foto galeri

Por kush është Alina Afanaskina?

Vetëm pak javë më parë, në rajonin Bryansk të Rusisë një vajzë 14-vjeçare, e quajtur Alina kreu një sulm të ngjashëm në klasën e saj.

Ajo qëlloi me armë zjarri disa shokë klase, duke vrarë një prej tyre dhe duke plagosur pesë të tjerë përpara se të vriste veten, thanë agjencitë shtetërore të lajmeve dhe autoritetet ruse.

Ky sulm ndodhi në datën 7 dhjetor të këtij viti, ndërsa 24-vjeçari David Kozak hapi kanalin e tij në Telegram ku paralajmëronte sulmin e sotëm vetëm dy ditë më pas, në 9 dhjetor.

Advertisement