Kronike
Ervis Martinaj në Shijak/ RENEA rrethon…
Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA “rrethon” Shijakun.
Ende nuk dihet nëse ka dyshime që Ervis Martinaj mund të jetë vrarë apo fshehur në zonën e Shijakut.
Përflitet se momenti i fundit që ai është parë i gjallë ka qënë pikërisht në Shijak.
Vijon…
SHIJAK– Zhdukja e Ervis Martinajt, Policia e Shtetit po ndërmerr hapat e para për të zbardhur misterin e ngjarjes. Burime për NTV.AL bëjnë me dije se Forcat Speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në Shijak gjatë mbrëmjes së djeshme. Deri më tani nuk ka detaje të tjera.
Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.