Connect with us

Kosova

Escobar dyllos Albin Kurtin/ Të gjithë kundër kryeministrit të Kosovës

Në një konferencë për media, i deleguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, ka pranuar se SHBA-të kanë probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe sipas tij,  nuk kanë vetëm Amerikanët, por edhe pjesa tjetër e botës perëndimore.

“Këtë problem Kosova e ka edhe me Bashkimin Europian, me NATO-n, me Britaninë e Madhe, por edhe me partnerë të tjerë, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, por ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç dikur”- ka deklaruar emisari amerikan

I pyetur pse ende nuk është dërguar draft-statuti i Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushteteuse, Escobar ka potencuar se në këtë fazë është vështirë të kuptohet arsyeja.

“Ne inkurajojmë Kosovën të ecë para. Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Srpska apo shtet brenda shtetit. Nuk ka asgjë në statut që lejon një autoritet ekzekutiv, ose fuqi ekzekutive. Kemi dëgjuar shumë arsye pse drafti s’është dërguar në Kushtetuese. Tani duhet ecur përpara, ne i refuzojmë  të gjitha justifikimet” – ka theksuae Escobar

Top-diplomati amerikan gjithashtu ndër të tjera ka potencuar se me formimin e Asociacionit do të zgjidhej edhe çështja e valutës shtetërore serbe, dhe u shpreh se Rregullorja e BQK-së ishte vendim katastrofal, pasi krijoi kaos në ekonominë e vendit

I pyetur për pasojat e mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë për moszbatim të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, Escobar ka përmendur ngadalësimin në rrugën e integrimeve evropiane.

Kosova

“Ndërkombëtarët në p** të sëmës”- Berat Buzhala: Vjosa nuk është aq budallicë sa Albini e Donika. Këta janë dhe budallenj, dhe të poshtër

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përplasjen e presidents Vjosa Osmani me kryeministrin Albin Kurti.

Krah këtij të fundit, sipas Buzhalës, është rreshtuar si kamikaze ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ia vlen me u nenvizu: Vjosa Osmani eshte i vetmi person i moshes madhore ne krye te institucioneve.

Boll u mundu e ngrata me e mshefe budallakun e shokeve te idealit, po qe, deri qitu e paska pase te shkrume.

Ka kohe qe shoqja e partise, Donçe Gervalla, ia ka rrase Vjoses edhe osht rreshtu kah Albini, me moton: Revolucionin duhmi me e çu deri ne fund – bashkesia nderkombetare ne p*** te sames.

Tek e fundit Donika e vogel i ka nejt ne krah xhaxhit Enver.

Eh qishtu valla.

Une e kam dite moti qe Vjosa nuk osht qaq budallice sa Albini e Donika. Keta dy e kane budallakin e perzime me poshtersi”, shkruan Buzhala.

Continue Reading

Kosova

Albin Kurti si ushtari Shvejk, ç’më duhet mua se çfarë them unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 16 prill, në ditën kur Kosova kaloi testin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, vlerësoi se “nuk është në rregull të flitet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pa e përdorur në të njëjtën fjali paraprakisht Marrëveshjen Bazike”.

Sipas tij me Asociacionin duhet proceduar vetëm brenda pakos – pra brenda Marrëveshjes Bazike – jo duke e ndarë atë prej andej, sepse në vlerësimin e tij një gjë të tillë po e kërkonte Serbia.

Ndërkohë, ekzaktësisht një muaj më pas, Qeveria e Kosovës deklaroi se do dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të Asociacionit deri në fund të muajit maj, kështu duke vepruar krejtësisht në shpërputhje me deklaratat paraprake të Kurtit.

Kryeministri duke e cilësuar si “absurd” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese për shqyrtim e la Kosovën jashtë agjendës së seancës së Komitetit të Ministrave, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërsa tani vetëm pak ditë pasi autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe se ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e KiE-së”, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në letrën dërguar më 15 maj Këshillit të Evropës, potencoi se në Kushtetuese do dërgojnë një draft-statut të përgatitur nga vetë Qeveria dhe jo draft-statutin e Bashkimit Evropian, i cili iu prezantua palëve vitin e kaluar.

Marrë për bazë këtë hap konkretë Gërvalla në letër ka potencuar se “presim që Komiteti i Ministrave të ketë arsye shtesë ta ftojë Kosovën të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës”.

Këtë manovër politike të Qeverisë së Kosovës lidhur me draft-statutin e Asociacionit, analisti politik, Agon Maliqi e ka cilësuar si një tallje me aleatët perëndimorë kurse ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës e ka cilësuar si gabim kardinal.

NTV. AL javë më parë kishte raportuar se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kusht për Kosovën që më pas edhe me 16-17 maj Komiteti i Ministrave, saktësisht qeveritë e shteteve anëtare të KiE-së ta pranojnë Kosovën shtet anëtar të organizatës, apo, siç është procedura, t’i bëjnë thirrje për anëtarësim.

Menjëherë më pas Gjermania dhe Franca kërkuan publikisht që Kosova të bëjë hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese për shqyrtim – në rast se dëshiron anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por kjo kërkesë u injorua pasi sipas Kurtit, qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

 

Continue Reading

Kosova

Me kismet, takohemi në nëntor, Franca dhe Gjermania hedhin poshtë betimin e Kurtit

Përkrahja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) kushtëzohet nga ndërmarrja e hapave konkretë të Francës dhe Gjermanisë drejt krijimit të Komunitetit të Komunave me shumicë serbe, gjë që qeveria e Kosovës deri dje e kishte refuzuar.

Ministria e Punëve të Jashtme tha pak ditë më parë se Kosova nuk është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, si rezultat i ndërhyrjes së dy proceseve të pavarura dhe në të cilat Këshilli i Evropës përdoret si mjet presioni ndaj Kosovës që ta pranojë draft-statutin e Miroslav Lajçakut dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.

Në qarqet vëzhguese u vlerësua se Kosova është përballur me situata të ngjashme në të kaluarën dhe se në fund i ka pranuar kushtëzimet si në rastin e kthimit të tokave Manastirit të Deçanit. Dhe kështu ndodhi…dje Ministrja Donika Gërvalla u deklarua se qeveria është duke përgatitur një draft statut për asociacionin dhe deri ne fund të muajit do ta dërgojë për konsultimin e ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Por për shkak të veprimeve të saj, qeveria e Kosovës ka humbur besimin e partnerëve, pajtohen analistët.

“Një humbje shumë e madhe diplomatike për Kosovën”. Një mundësi historike për të përmirësuar shtetësinë e Kosovës dhe një gabim katastrofik i kryeministrit Kurti që do të ketë pasoja dhe do të ndikojë edhe në të ardhmen. Kjo gjendje negative e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, veçanërisht me Francën dhe Gjermaninë, nuk do të ndryshojë së shpejti. Kosova do t’i ndjejë pasojat dhe do të bllokohet dhe do të duhet shumë kohë për të përmirësuar këto marrëdhënie” – deklaroi analisti Arton Muhaxhiri duke shtuar: – Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të përdoret edhe si presion ndaj Qeverisë së Prishtinës për të përmbushur obligimet e marra në marrëveshjet e mëparshme dhe jozyrtarisht dëgjohet se mund të jetë në rend dite vetëm në nëntor, ose derisa të plotësohen kushtet.

Pak ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si “absurd” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim dhe kështu e la Kosovën jashtë agjendës së seancës së Komitetit të Ministrave, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Qeveria e Kosovës, të enjten, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit. Vetëm pak ditë më parë autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe se ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e KiE-së”, kurse tani Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në letrën që e ka dërguar më 15 maj Këshillit të Evropës, ka potencuar se në Kushtetuese do ta dërgojnë një draft-statut të përgatitur nga vetë Qeveria dhe jo draft-statutin e Bashkimit Evropian, i cili iu prezantua palëve vitin e kaluar. Marrë për bazë këtë hap konkretë, Gërvalla në letër ka potencuar se “presim që Komiteti i Ministrave të ketë arsye shtesë ta ftojë Kosovën të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës”.

 

Continue Reading

Kosova

Vuçiç ka frikë, akuza për gjakderdhje votohet në OKB, ja çfarë shkruan Associated Press

“Një rezolutë e OKB-së e sponsorizuar nga Gjermania-Ruanda që propozon shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit për të përkujtuar gjenocidin e më shumë se 8000 muslimanëve boshnjakë nga serbët e Bosnjës në vitin 1995, shkaktoi protesta dhe një fushatë të fortë lobimi kundër miratimit të saj nga Presidenti i Serbisë dhe lidershipi i serbëve të Bosnjës”-kështu shkruan agjencia Associated Press duke shtuar se OKB-ja tashmë ka caktuar edhe debat për temën në datën 23 maj, që do të pasohet me votim në këtë organizëm botëror prej 193 anëtarësh.

Drafti kërkon nga Kombet e Bashkuara të përgatisin një program informacioni dhe u bën thirrje shteteve, organizatave, shoqërisë civile dhe të tjerëve që ta shënojnë këtë ditë me ceremoni dhe aktivitete të veçanta për të përkujtuar dhe nderuar viktimat.

Kujtojmë se më 11 korrik 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte nën mbrojtjen e OKB-së dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjykata më e lartë e OKB-së, gjykoi në vitin 2007 se aktet e kryera në Srebrenicë përbënin gjenocid. Ky ishte gjenocidi i parë në Evropë që nga Holokausti nazist në Luftën e Dytë Botërore, kur u vranë gjashtë milionë hebrenj.

Presidenti populist serb Aleksandër Vuçiç, si dhe lidershipi serb i Bosnjës, janë ashpër kundër miratimit të rezolutës, duke thënë se ajo i cilëson të gjithë serbët si një “komb gjenocidal”, megjithëse drafti nuk e thotë këtë gjë.

“Analistët vendas thonë se udhëheqësit serbë, përfshirë Vuçiçin, kanë frikë se mund të gjykohen për pjesëmarrje aktive në gjakderdhje.

Projekt-rezoluta dënon “pa asnjë rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si një ngjarje historike dhe gjithashtu “dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë” – thuhet në shkrimin e Associated Press.

Udhëheqësi politik serb i Bosnjës Karaxhiç gjatë kohës së luftës dhe komandanti i tij ushtarak Ratko Mlladiç u dënuan për gjenocid nga gjykata speciale e OKB-së për krimet e luftës në Hagë.

Megjithatë, shumica e zyrtarëve serbë dhe serbë të Bosnjës ende i konsiderojnë Karaxhiçin dhe Mlladiçin si heronj kombëtarë.

Zëvendës ambasadori i SHBA Robert Wood tha se “veprimet e rrezikshme të Dodik dhe retorika secesioniste kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon” dhe “mohimi i gjenocidit gjithashtu pengon pajtimin”.

Continue Reading

Kosova

Kurti ha kurthin me bukë, nxjerr Donika Gërvallën për të derdhur kupën

Këtë të enjte, Qeveria e Kosovës i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku zotohet se do përgatisin një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe do ta dërgojnë atë në Kushtetuese deri në fund të majit, por vetëm disa muaj më parë kryeministri Albin Kurti, kishte refuzuar që të shkruante një draft për këtë mekanizëm, teksa dhe tregonte rreziqet që mund të vinin nëse do ta bënte një gjë të tillë.

Ndonëse i ishte kërkuar vazhdimisht si nga aktorët e jashtëm, ashtu edhe nga ata të brendshëm, Kurti nuk kishte propozuar në emër të Kosovës një draft-statut për Asociacionin, çka kishte bërë që ndërmjetësi, në këtë rast Bashkimi Evropian, të sjellë një të tillë, atë që “Pesëshja e Madhe” ia solli në zyrë kreut të ekzekutivit më 21 tetor të viti të kaluar, të cilin njohësit e Kushtetutës e kanë konsideruar si tejet të dëmshëm për vendin, madje si një autonomi të zgjeruar për komunitetin serb.

Më 3 nëntor të vitit të kaluar, Kurti kishte deklaruar se nuk ka propozuar draft-statut për Asociacionin, për shkak se kishte besuar se ky do të ishte opsioni më i mirë, në mënyrë që ndërmjetësit mos të vinin me një mesatare aritmetikore midis Danijela Vujiçiçit – e cila kishte propozuar një draft për këtë mekanizëm në cilësinë e kryesues së Ekipit Menaxhues Serb– dhe propozimit të kryeministrit të Kosovës.

Albin Kurti në seancën parlamentare të 3 nëntorit të vitit të kaluar, ku ishte ftuar nga opozita që të raportonte për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, posaçërisht pas pranimit të draft-statutit evropian për Asociacionin, në tentativë për të shpjeguar pranimin – të cilin, për ta kundërshtuar gjatë kohës së tij si opozitar, kishte organizuar edhe madje protesta masive si dhe kishte hedhur gaz lotsjellës në kuvend – shpjegoi se pse nuk e kishte propozuar një të tillë draft në emër të Kosovës.

Arsyeja, pohoi atë kohë Kurti, “është se unë e konsideroj gabim dhe nëse ne si Kosovë do ta shkruanim draftin, atherë ndërmjetësuesi Lajçak ka tendencën të gjejë mesataren mes dy drafteve, dhe do ishte shumë më keqe për ne”, dhe ishte i bindur se po ta bënte një gjë të tillë do ishte “kurth” për të.

Por dje, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet që Qeveria e Kosovës do të përgatisë një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe do ta dërgojë atë në Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Marrë për bazë këtë hapë konkret Gërvalla në letër ka potencuar se pret që Komiteti i Ministrave të ketë arsye shtesë që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING