Connect with us

Politike

Ethet e zgjedhjeve/ Parashikoi fitoren e Trump, pritet të publikohet sondazhi i fituesit të 11 majit

Top Channel do të publikojë sot në mbrëmje në orën 21:00 të dhënat e rezultatit të parë të sondazhit për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Sondazhisti i njohur amerikan John McLaughlin, i cili ishte edhe sondazhisti zyrtar i Presidentit Donald Trump, për zgjedhjet në SHBA do të prezantojë të dhënat zyrtare për pëlqyshmërinë e liderëve politikë në Shqipëri, orientimin e votës, pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime dhe preferencën e tyre për kryeministrin e ardhshëm.

Çfarë diferencë ka mes Edi Ramës dhe Sali Berishës? Kush është më i kuotuari nga liderët e rinj politik? Si ka ndryshuar preferenca për qytetarët nga zgjedhjet e 2021 deri sot?

Sondazhisti që parashikoi rezultatin e Donald Trump në presidencialet e SHBA sot ora 21:00 shpall live rezultatet e tij të para për Shqipërinë në Top Story me Grida Duma./tch

Advertisement